Kurti mbyll vizitën me liderët e BE në Bruksel, falenderon forcat policore belge për sigurinë e delegacionit të Kosovës

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përfunduar vizitën e tij dy ditore në Bruksel. Gjatë kësaj vizitë kreu i qeverisë së Kosovës ka diskutuar me zyrtarët e lartë të BE temën për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjen e furnizimit me vaksina.

Pas përfundimit të vizitës së tij, kreu i qeverisë ka falenderuar forcat policore të Belgjikës për garantimin e sigurisë së delegacionit të Kosovës.

Ambasada jonë në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen, ndërkaq forcat e policisë së Belgjikës janë kujdesuar për sigurinë e delegacionit tonë gjatë vizitës sonë dyditore atje. I falenderojmë e u jemi mirënjohës”- shkruan Kurti.

Zjarr Tv Ad