Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në një intervistë për BBC se Serbia kërkon që Kosova të bosnjëzohet, por ai ka premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Kurti siguroi se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk do të ndodhë, qoftë vetë në qeveri apo opozitë, sepse sipas tij, kjo është arsyeja pse është votuar.
“Kur Asociacioni i Komunave Serbe nuk u implementua, asnjë serb nuk protestoi, kurrë. Ishte gjithmonë Beogradi që ishte nervoz. Ata (Serbia) duan që ta përsërisin bosnjëzimin në Kosovë. Ne nuk do ta lejojmë këtë, qofshim në opozitë apo qeveri. Kjo është arsyeja që jam votuar: “Të pamundësoj bosnjëzimin e Kosovës”. Unë jam i sigurt që me programin tonë, ne do t’i ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët.
Nëse ne pyesim serbët cilat janë ankesat tuaja, ata do të thonë “vendet e punës dhe drejtësia”, por Beogradi do të ketë një shtet brenda një shteti, një shtet të Serbisë brenda pavarësisë së Kosovës”, – ka thënë Kurti për BBC.