Kurti nuk i shkoi në drekën informale/ Reagon Rama: Kush deshi, erdhi…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një drekë informale me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë drekë nuk ishte prezent kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhej në Kretë të Greqisë, për takimin e një organizate politike të të majtëve.

Për mungesën e Kurtit u pyet gjatë konferencës me gazetarët kreu i qeverisë shqiptare.

Ai nuk pranoi të komentojë gjatë këtë çështje, por deklaroi se kush kishte mundësi të vinte, ishte prezent.

“Nuk shoh asnjë interes, ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush nuk mundi nuk erdhi”, theksoi Rama.

Zjarr Tv Ad