Kurti për dialogun Kosovë-Serbi: Nuk kam presion nga SHBA dhe BE, takimi me Vuçiç do të mbahet në mes të qershorit

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka presion as nga BE-ja dhe as nga SHBA-të lidhur me rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Gjatë vizitës së sotme në Prizren, Kurti theksoi se takimi mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillohet në mes të qershorit.

“Do të ketë një takim kah mesi i qershorit. Presion nuk ka. Ka diskutime të vazhdueshme, dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë, por është palë në bisedime dhe me programin tonë dhe me ndërgjegjen e përgjegjësinë që kemi treguar ngaherë do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës për interesat e Republikës së Kosovës”, u shpreh Kurti, raportojnë mediet në Kosovë.

Ndër të tjera Kurti u shpreh se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një-etnik.

Për çështjen e asociacionit e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare, edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion një etnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, deklaroi Kurti.

Zjarr Tv Ad