Kurti takon Borrellin në Turqi: Më shumë vëmendje drejt Ballkanit Perëndimor

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë është takuar edhe me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kurti me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se i ka kërkuar Borrell që të kenë vëmendjen nga Ballkani Perëndimor dhe mos të injorojnë luftën proksi dhe hibride të Rusisë në rajon.

“Kërkova nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, më shumë vëmendje drejt Ballkanit Perëndimor si dhe të mos injorojë luftën proksi dhe hibride të Rusisë në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti.

Zjarr Tv Ad