Kurti thirrje serbëve: mos i braktisni institucionet e Kosovës

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve që të mos i braktisin institucionet në veri të vendit. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kurti deklaroi se ata që bëjnë thirrje për braktisje të institucioneve, i pengon ligjshmëria dhe lufta kundër kriminalitetit e korrupsionit.

“Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, janë ata të cilëve ju pengon ligjshmëria e kushtetueshmëria, luftimi i kriminalitetit dhe korrupsionit. Ne jemi qeveri e përgjegjshme e të gjithëve, kundër kriminelë, e përkushtuar për zhvillim, për barazi për të gjithë për respektim të të drejtave të njeriut dhe shërbim të qytetarëve pa dallime diskriminim.

Republika e Kosovës është shtet demokratik i popullit të lirë, aleatë e zotuese e paqes, partnere e besueshme e miqve të saj. Bëj thirrje dhe njëherë që të mos bojkotohen të mos braktisen institucionet e Kosovës”, theksoi ai.

Ndërsa, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nderuar zyrtarët serbë, të cilët u larguan nga institucionet e Kosovës.

Vuçiç nderoi me medalje ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandër Filipoviç.

Zjarr Tv Ad