Pas vendimit të bërë publik nga Lulzim Basha ku ky i fundit jepte dorëheqjen nga kreu i PD, menjëherë kanë lindur paqartësi lidhur me drejtimin e partisë deri në zgjedhjet e reja.
Duke u bazuar në pikën 4 të nenit 46 të statutit të PD, në rastin e dorëhqejes së kryetarit aktual, atëherë do jetë Sekretari i Përgjitshëm, në këtë rast Gazment Bardhi i cili do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Më pas organi i Këshillit Kombëtar do të emërojë në detyrë njërin prej nënkryetarëve në këtë rast Enkelejd Alibeaj ose Jorida Tabaku ku njëri prej tyre ose të dy njëkohësisht do të drejtojnë PD-në deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Neni 46, pika 4 e statutit të PD:
Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.