Politologu Ilir Kalemaj sa i takon zgjedhjes së Presidentit të ri, tha se kryeministri Rama do zgjedhë atë që vendosur që në fillim
“Rama ka qenë i qartë, e tha dhe dje, që nuk kemi as numrat në tre raundet e para për zgjedhjen e Presidentit dhe s’kemi pse konsumojmë emrat. Opozita copë e çikë nuk ka emra, ide dhe as strategji dhe nuk dimë me kë pjesë të opozitës copë e çikë të dialogojmë, tha Rama. Kemi vendosur kriter që s’do jetë nga grupi i PS.
Opozita nuk e ka legjitimitetin, Rama e ka thënë tani këtë gjë. Rama nuk e ka thënë që në fillim, e thotë tani. Luan me tym dhe pasqyra. Nuk mund të heqë dorë nga e drejta legjitime që ka forca më e madhe e mazhorancës.
Ai po thotë që nuk po i jap këto emra, se nuk kam kujt t’ia japë nga opozita. Rama e ka mbyllur që do e votojë në raundin e katërt ose të pestë dhe do vendosë emrin që ka vendosur që nga fillimi.
Faji që ra pre opozita, bën me faj Alibeajn jo Ramën.”, tha Kalemaj.