Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Partia Demokratike i është drejtuar sërish sot Prokurorisë së Krimeve të Rënda pse ende nuk e ka marrë në pyetje kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, kur provat për të gjenden në dosjen 339.
Deputetja e PD, Dhurata Çupi, deklaroi se “tre përgjimet e bëra publike me miqtë trafikantë që blejnë vota për PS-në janë vetëm fillimi, sepse Vangjush Dako ka pasur kontakte me ta edhe më pas. Dako pasi ka blerë vota, e falenderon Niçen.
Pavarësisht fakteve dhe mashtrimeve publike të kryebashkiakut të Durrësity, Prokuroria nuk e ka marrë asnjëhërë në pyetje, Dakon. Kush e ka bllokuar arrestimin e Dakos, i cili duhet të ishte në burg për krim elektoral?!’