Kush është 24-vjeçari i dyshuar si ekzekutuesi i komisar Artan Cukut (Emri+Foto)

0
2412
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mikel Shallari është emri i të riut, i cili u ndalua orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, pranë Pallatit me Shigjeta. Ai dyshohet si personi që ka ekzekutuar komisar Artan Cukun në kryeqytet në daën 8 prill pranë rrugës së Kosovarëve teksa po ngjitej në banesën e tij.

I dyshuari Mikel Shallari nga Kuçova, po udhëtonte me një makinë me një mikeshën dhe një mikun e tij, kur është ndaluar nga efektivët.

Ai ishte në kërkim pasi policia e kishte identifikuar përmes provave që kishte mbledhur në vendin e ngjarjes. Kanë qenë agjentë civilë që e kanë bllokuar makinën e tij dhe e kanë prangosur në vend, ndërsa mësohet se Shallari nuk ka bërë rezistencë.

24-vjeçari është zbuluar përmes ADN-së, pasi gjurmë të ADN-së së tij janë gjetur në një bluzë që dyshohet se ai e kishte hequr pas vrasjes së Cukut dhe më pas e ka hedhur disa metra tutje.

Ende nuk dihet cili është motivi i vrasjes edhe pse hetimet janë shtrirë në disa pista.  Mësohet se Mikel Shallari është person me precedentë penalë, i njohur për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Pas arrestimit ai është marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka mbërritur para pak çastesh edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.

Zjarr Tv Ad