Njëri nga anëtarët e bandës së Durrësit, Marjel Firza, duhet të japë llogari për pasurinë që disponon në qytetin e Durrësit dhe biznesin në Rrashbull.
Oficerët e operacionit “Forca e Ligjit”, i kërkuan Marjel Firzës, që të deklarojë pasurinë në emër të tij dhe anëtarëve të familjes. Firza, sipas OFL-së rezulton i hetuar dhe dënuar për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.
arjel Firza, është i dënuar me 2 vite burgim nga gjykata e Durrësit, për mbajtjen pa leje të një pistolete tip “Bereta”. Në raportin e OFL-së jepet një tablo e qartë e aktivitet kriminal të Marjel Firza, i cili sipas policisë njihet si pjesë përbërëse e bandës së Durrësit, ku pjesëtarë janë Marjel Firza, Julian Meçaj, Mond Çekiçi, Paurent Dervishaj, Lulzim Berisha dhe disa persona të tjerë.
Në raport thuhet se Marjel Firza, rezulton se prej vitit 14 qershor 2010 ka hapur në Rrashbull një restorant “Ylli i detit”. Ky biznes është në emër të Marjel Firzës, por tashmë është me status të pezulluar.
Ndërkohë në emër të babait të tij, Osman Firza, rezulton një hotel me emrin “Brumar” në Durrës. Ky biznes është hapur në 5 qershor 2013, dhe ka si aktivitet tregtar “Bar-restorant”, piceri si dhe dhënie dhoma me qira.
Gjithashtu në emër të vëllait të Marjel Firzës, Bruno Firza, në 31 korrik 2018 në qytetin e Durrësit, është hapur një biznes me objekt “Dhënie me qira dhoma dhe Piceri”. Ky biznes tashmë rezulton i ç’regjistruar.
Veç këtyre pasurive, mësohet se OFL-ja ka mundur të gjejë dhe prona të tjera në emër të familjes Firza, si një automjet tip “Porsche” dhe apartament. Ndërkohë një emër tjetër, që OFL-ja i ka kërkuar shpjegime dhe të deklarojë pasurinë është Durjan Guza, një person i dënuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Durjan Guza, prej 14 shtatorit 2015 ka hapur një binzes për tregtimin e mishit, në fshatin Koxhas, në zonën e Xhafzotajt. Ndërkohë në emër të bashkëshortes së Durjanit, Pranvera Guza, është i regjistruar një tjetër biznes në Durrës, që mban emrin “FA.VI.Shoes”.
Ky biznes ka si objekt të tregtimit të artikujve të ndryshëm industrialë, këpucë dhe veshmbathje të ndryshme. Ky biznes rezulton me status të pezulluar.
Brenda 48 orëve, tre subjektet Marjel Firza, Durjan Guza, dhe Alket Zeneli duhet të japin shpjegime mbi pasurinë që disponojnë dhe më pas do jetë prokuroria e posaçme SPAK, që do vendosi nëse do ketë masë sekuestro