Kush fiton më shumë bashki në zgjedhjet e 14 majit? Spartak Braho “vë bast” në emision: Zhvillimi nuk matet me …

0
233
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Spartak Braho tha në një intervistë për Euroneës Albania se Partia Socialiste sipas parashikimeve do të fitojë më shumë se 40 bashki.

Sidoqoftë ai tha se kjo fitore e mundshme nuk ecën paralel me zhvillimin në Shqipëri që, sipas tij çalon.

“I gjithë ky parashikim që bëjmë ne në tavolinë nuk përputhet me qeverisjen. Qeverisja është me shumë dobësi, me shumë të meta. Po lexoja Branko Merxhanin, është një shkrimtar I viteve 30’. Shqipëria të krijon përshtypjen se është me atë problematikë shoqërore të viteve 30’ sot. Zhvillim ka, por nuk matet zhvillimi vetëm me lartësi pallatesh. Matet me zhvillimin e gjithanshëm kulturor, shoqëror”, u shpreh Braho.

Sipas tij për aq kohë sa ka varfëri deri në skamje dhe pensionistët nuk marrin trajtimin që meritojnë, atëherë nuk mund të flasim për zhvillim.

Zjarr Tv Ad