Kush gënjen? Rama citon eurodeputetin austriak: Shtyrje e zgjedhjeve e qeveria teknike, kthim pas…

0
565
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për herë të 11-të kryeministri Edi Rama ka pyetur sot “Kush gënjen?” duke postuar në “Facebook” deklaratën e eurodeputetit austriak Prof. Dr. Josef Weidenholzet.

Në garën e nisur me kreun e opozitës Lulzim Basha lidhur me rubrikën “Kush gënjen?”, kreu i qeverisë ka përdorur deklaratën e austriakut që është njëkohësisht Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë.

Prof. Dr. Josef Weidenholzet vlerëson rrugën e Shqipërisë drejt integrimit, për të cilën thotë se është drejt finisht dhe ndër të tjera thekson se të kërkosh sot dy muaj para zgjedhjeve, shtyrjen e tyre dhe qeveri teknike do të thotë të rikthehesh disa vite pas.

STATUSI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA
KUSH GENJEN? (11)
“Shqipëria ndodhet në metrat e fundit drejt finishit në integrimin europian. Këto katër vite kanë qenë tejet të rëndësishme në përmbushjen e agjendave të saj europiane. Ne presim që kjo rrugë e nisur e cila s’ka qenë aspak e lehtë për të mbërritur deri këtu të vazhdojë, sepse frytet e saj i pret me padurim një popull i tërë që të ardhmen e tij e sheh vetëm në integrimin e plotë në familjen europiane.

Të kërkosh sot, dy muaj para zgjedhjeve që ato të shtyhen e akoma më shumë, nën preteksin e “zgjedhjeve të lira” të kërkosh një “qeveri teknike”, do të thotë të rikthehesh disa vite pas. Sepse Shqipëria, ka disa vite që ka treguar se është në gjendje të kryejë zgjedhje të lira dhe për këtë, nuk i ka munguar kurrë ndihma e ndërkombëtarëve.

Unë ju bëj thirrje forcave politike të mos vendosin në kandar të ardhmen e vendit por t’ia lënë në dorë popullit, në datën 18 qershor, ta vendosë se kush do e drejtojë në katër vitet e ardhshme”.
Prof. Dr. Josef Weidenholzet-Eurodeputet i Austrisë dhe Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë

Zjarr Tv Ad