‘Kush harron prapë e pëson’/ Mesazhi i Bashës: Rama premtoi ulje taksash, por solli rritjen rekord në 30 vite

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama duke e kritikuar për formën dhe mënyrën se si po qeverisë vendin.

Me një video të shpërndarë në “Facebook”, lideri demokrat thotë se Rama premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash para se të vinte në pushtet, por pasi fitoi këtë besim nga votuesit, ai mbolli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash për të gjithë.

“Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson!”, shkruan Basha në postimin e tij.

 

Zjarr Tv Ad