Kush i paguan autobusët që sjellin njerëz në protestë? Edi Rama: Duan heqjen e taksës së naftës ata që janë me iPhone dhe X5

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur përsëri “turp” protestën që u zhvillua për pesë ditë me radhë nën zyrën e tij. Nga një takim me pensionistët për paketën e “Rezistencës Sociale”, Rama shtroi një pyetje për qytetarët.

“Keqardhje me ata që i sjellin me autobusa, të paguar nga kush? Kush i paguan autobusat e naftës së rritur për njerëz që vijnë protestojnë për naftën? I paguajnë ata të shkretët që vijnë me dy gishta këtu? Kush i paguan? Ne i dimë shumë mirë kush janë. Turp për ata që e mbështesin këtë protestë. Se kjo e shëmton Shqipërinë, që e turpëron shqiptarin. Në pak ditë që ka filluar lufta, ka pasur një shok me çmime. Ça do bëjmë ne sikur kjo histori të vazhdojë me muaj dhe vite”, tha ndër të tjera Edi Rama.

“Si mund të jemi në i vetmi vend që dilet dhe protestohet për pasojat e luftës mbi çmimet? Të dalin njerëzit për të protestuar kundër luftës, kundër Rusisë. Kjo protestë mund t’i pëlqejë Rusisë. Në Ukrainë luhet fati i Europës. Atje luhet fati i demokracisë. Se është një agresion ushtarak ndaj një vendi demokratik. Si mund të jemi ne kaq pa dinjitet? Kaq pa logjikë, kaq pa moral? Qeveria ka muaj të tërë që po financon nga buxheti faturën e energjisë.

Dalin protestojnë në emrin tuaj. Protestojnë në emër të pensionistëve. Dhe ça kërkojnë me drita iPhone dhe me X5 për çmimin e naftës. Kërkojnë të hiqet taksa e naftës. Ka dy rrugë, o do t’ju paguajmë ne diferencën e biletës o do heqim taksën e karburantit për ata që dalin atje, dhe do ta sjellim këtu (mban në dorë faturën e energjisë), dhe te bileta. Se ku i gjen paratë kjo qeveri?!”, vijoi ai.

Zjarr Tv Ad