Kush ishte deputeti opozitar që mbështeti Lefter Kokën sot në gjyq

0
223
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme dha këtë të Martë vendimet për të pandehurit e dosjes së inceneratorit të Fierit, ku për disa prej tyre u dhanë vendime më të lehta se ç’kishte kërkuar prokuroria.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 10 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 6 vite e 8 muaj burgim. Koka u shpall fajtor për të treja akuzat, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ndërsa gjykata i hoqi të drejtën për funksione publike për pesë vjet.

Gjithashtu, GJKKO vendosi konfiskim të pjesshëm të vetëm dy pasurive të Lefter Kokës dhe urdhëroi lirimin e të tjerave.

Në seancën e sotme gjyqësore është vënë re edhe prezenca e deputetit dhe njëkohësisht, kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Edhe pse deputet i një partie opozitare Duka ka vendosur të mbështesë kunatin dhe mikun e tij Lefter Koka.

Zjarr Tv Ad