Kush ishte Reyes, futbollisti spanjoll që shokoi botën e futbollit me vdekjen e tij tragjike

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot (e shtunë) në moshën 35 vjeçare ka ndërruar jetë Jose Antonio Reyes, pas një aksidenti të rëndë më makinë.

Reyes i cili këtë sezon ka veshur fanellën e UD Extremadura, ka qenë një futbollist me karrierë shumë të pasur, duke arritur suksese të mëdha.

Ishte viti 2000, kur Reyes debutoi si 16 vjeçar në skuadrën e Sevillas, për t’u bërë lojtari më i ri që arrin këtë.

Pas paraqitjeve të mira, dhe një prej lojtarëve më premtues në afatin kalimtar dimëror të sezonit 2003/2004, iu bashkua Arsenalit, ku fitoi edhe një titull të Premierligë.

Në fakt, Reyes u bë spanjolli i parë që arrin të fitoi një titulli kampioni në Angli.

Në sezonin 2006/2007 ishte koha që Real Madrid të fitonte një titull që po e priste gjatë, dhe në atë sukses sigurisht që kishte dorë Jose Antonio Reyes.

Lojtari vazhdoi karrierën te Atletico Madrid dhe Benfica, për t’u rikthyer në vitin 2012 te Sevilla, me të cilët fitoi tre trofe të Ligës së Evropës.

Reyes gjithsej në karrierë ka fituar pesë tituj të Ligës së Evropës, duke qenë lojtari me më së shumti trofe në këtë garë.

Që nga ky vit, Reyes po vishte fanellën e Extremadura, për të cilën skuadër pati edhe katër paraqitje.

Në nivel ndërkombëtar, 35 vjeçari ishte paraqitur 21 herë për Kombëtaren e Spanjës, mes viteve 2003/2006.

 

Zjarr Tv Ad