Makina e parë e njerëzimit u ndërtua nga Karl Benz dhe kishte një shpejtësi prej 16 km / h. Kur Karl Benz u diplomua nga Universiteti mendoi të krijonte një karrocë, e cila nuk do të lëvizte me kuaj, por me motor. Hapi laboratorin e tij dhe filloi prodhimin e motorëve me dy goditje. Bëri shumë përpjekje të pasuksesshme dhe u deshën shumë vite për të krijuar automjetin e parë të njerëzimit. Përfundoi në vitin 1885 dhe u emërua Benz Patent Motorwagen. Më 29 Janar 1886, regjistroi patentën. Patenta u regjistrua nën numrin 37 435. Kishte tre rrota dhe motor prej 984 centimetra kub, i cilat kishte rendiment 0.9 kuaj në 400 rpm dhe arrinte shpejtësi maksimale 16 kilometra në orë. Udhëtimi i parë i gjatë me këtë makinë u krye nga gruaja e Benz së bashku me dy fëmijët e tyre. Donte të vizitonte nënën e saj dhe përshkoi 106 kilometra në shtatë orë. Kaluan dy vjet derisa makina të ishte e gatshme të dilte në treg. Kushtonte $ 1,000 dhe blerësi i parë ishte Emil Roger. Benz u lind në vitin 1844. Babai i tij punonte si shofer dhe vdiq nga pneumonia, kur Karl ishte i ri. Benz ishte student i mirë dhe studioi inxhinieri në Universitetin e Karlsruhe. Në moshën 26 vjeçare krijoi kompaninë e tij dhe filloi të projektojë struktura metalike. Fillimisht ndërtoi të gjithë mekanizmat që nevojiteshin për makinën e re që ëndërronte të bënte. Më vonë, u largua nga kompania e parë dhe krijoi një tjetër bashkë me Max Rose Friedrich dhe Wilhelm Eblinger.
E quajtën “Benz & Cie”. Pas ndërtimit dhe prezantimit të makinës së parë, kompania pati rritje të madhe. Në vitin 1899 kishin porosi për 572 automjete dhe në vitin 1904 ndërtuan 3,480 automjete. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, filluan eksportet e makinave në mbarë botën. Më vonë, Carl krijoi një kompani të re me djemtë e tij. Në vitin 1926, pas krizës financiare që goditi Gjermaninë, u bashkua me kompaninë Gottlieb Daimler me emrin Daimler-Benz. Në atë kohë, u krijua shenja me yllin që simbolizonte dominimin e Mercedes-it në tokë, ujë dhe ajër, dhe qarkulluan veturat “Mercedes-Benz”. Mercedes Simplex kishte motor 5319 cc me rendimet 40 hp dhe mund të arrinte shpejtësi prej 75 kilometra në orë. “Mercedes” quheshin që nga fillimi i shekullit të kaluar, makinat më të popullarizuara të kompanisë së tij Daimler, të cilat ishin ndërtuar për biznesmenin austriak Emil Jelinek. Jelinek kishte porositur 36 automjete, me vlerë në total 550.000 marka ari për t’i rishitur jashtë vendit, duke vendosur një kusht që të gjitha modelet të marrnin emrin e vajzës së tij, e cila quhej Mercedes. Dëshira e tij u përmbush dhe modeli i parë i Mercedes Simplex qarkulloi në vitin 1902. “Mercedes” Ose Mercedes Jelinek u lind në vitin 1889 në Vjenë. Mercedes ishte vajza e tretë Jelinek, i cili në ekspozitën e makinave në Paris në vitin 1901 kishte në krah të makinave një foto të madhe të saj. Mercedes kaloi vitet e para të jetës në Vjenë dhe në vitin 1909 u martua me një burrë me origjinë aristokratike në Nisë të Francës. Pati dy fëmijë dhe jetonte shumë mirë midis Francës dhe Austrisë. Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore shkatërroi familjen financiarisht. Babai i saj u konsiderua spiun i gjermanëve. E arrestuan dhe e konfiskuan të gjithë pasurinë e tij në Francë. Mercedes u detyrua të lypte rrugëve për të mbijetuar dhe më vonë braktisi burrin dhe fëmijët e saj. Më vonë, u martua me një skulptor të varfër dhe vdiq në 1929 në moshën 39 vjeç nga kanceri. Carl Benz, i cili ishte 84 vjeç, vdiq në të njëjtin vit. Kompania e tij vazhdoi kursin e ngritjes në Luftën e Dytë Botërore dhe përveç makinave, prodhonte aeroplanë, motorë të nëndetësesh dhe pajisje armësh. Në fabrikat e saj punuan të burgosur nga kampet e përqendrimit nazist, të cilët punonin 18 orë në ditë nën kushte të tmerrshme. Shumë prej tyre vdisnin nga uria dhe vështirësitë. Pas luftës, modelet Mercedes evoluan dhe tani konsiderohet prodhuesi i dytë më i madh i makinave luksoze.