“Kush janë 3 gjyqtarët të marrë peng nga Rama”, Sali Berisha “shpërthen”: Vetingu i tyre është “Top Sekret”!

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha gjatë “Foltores” me demokratët e Dibrës:

“Reforma në drejtësi është kapur nga Edi Rama. Janë 3 gjykatës në Gjykatën e lartë, Sadushi, Pupo dhe Panda. Vetingu i tyre është “top sekret”, atë nuk mund ta shihni ju, nuk mund ta shohin qytetarët sepse janë të krimbur, sepse duhet të largohen menjëherë nga detyra. Ata janë gjykatësit e partisë të marrë “peng” nga Edi Rama. Shpallet kampion i luftës kundër korrupsionit në botë, edhe kush shpallet? Ddvorani! I cili pasi ishte paguar 17 mijë euro”, tha fillimisht Berisha.

“Nuk pranoj fajësi pa të vërtetë kurrë. Jam i pathyeshëm. Gabon kush mendon se unë do të pranoj diçka që nuk kam kryer. Mbetem besimtar i dinjitetin njerëzor. I them kryetarit mos u përziej. Unë nuk i kërkoj njeriu ndihmë edhe pse njoh këdo në shumë vende. Do shkoj vetëm në gjykatë. Nuk do të kenë asnjë fakt as edhe 100 vite. Erdhën e thanë ky s’duhet të futet në parlament. I them sa ky vend të jetë i pavarur kurrë nuk do të ndodhë që cilido qoftë në këtë botë të diktojë kush futet në parlament”, përfundoi Berisha.

Zjarr Tv Ad