Kush janë deputetët që nuk ju bindën opozitës për lënien e mandatit

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasditja e së mërkurës shënoi de fakto atë që opozita kishte paralajmëruar, lënien e mandateve të deputetëve.

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputetët e Partisë Demokratike, firmosën njëri pas tjetrit lënien e mandatit.

E njëjta gjë u bë dhe nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe deputetët e saj.

Por ndërsa nga LSI, Lefter Koka deklaroi qysh në krye të herës se nuk do e digjte mandatin, edhe në radhët e demokratëve është një deputete e cila nuk e ka lënë mandatin.

Bëhet fjalë për vajzën e Azem Hajdarit, deputeten Rudina Hajdari. Ajo ndodhet në Belgjikë, ku po zhvillon diskutime lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe në momentin që kolegët e saj kanë firmosur për lënien e mandatit, ajo nuk e ka bërë.

Nuk dihet se cili do të jetë veprimi i Hajdarit në kthim, ndërkohë që kujtojmë se gjatë protestës së studentëve u shpreh e gatshme që ti bashkohej protestës dhe të linte mandatin e deputetes.

Zjarr Tv Ad