“Kush janë dy politikanët socialistë të shpallur ‘non-grata’, vijnë nga bota e biznesit dhe njëri ka qenë disa herë ministër”

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy politikanë, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, do të shpallen së shpejti persona “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), pretendon analisti Baton Haxhiu.

Sot, media që ai drejton sjell një panoramë më të qartë, me detaje të reja, se cilët janë këta persona dhe si kanë qenë të angazhuar politikisht, përfshi veprimtaritë e tyre të mëparshme. Siç është theksuar edhe më parë, të dy deputetët vijnë nga radhët e të majtës shqiptare.

Nga burimet pranë AP, bëhet me dije se njëri prej tyre është i përfshirë në politikë prej fillimit të viteve 2000. Ndër të tjera, ai ka mbajtur më parë edhe poste ministrore. Të dy personat ndërkohë, vijnë nga bota e biznesit në skenën politike.

I dyti deputet ka një karrierë politike më të vonshme se i pari. Por, ka lënë shenjë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri.

Të dy kanë qenë të zgjedhur në qarqe të mëdha të vendit me numër të konsiderueshëm votash.

Rregullat e përcaktimit të tyre si “non grata”, nga ana tjetër, do të jenë të aplikuara njësoj si me rastet e mëparshme.

Pra, jo vetëm individi, por e gjithë familja do ta ketë të pamundur pas vendimit të shkelë në tokën amerikane. Emrat konkretë të dy deputetëve janë të njohur për redaksinë e Albanian Post që Baton Haxhiu drejton, dhe së shpejti do të bëhen publik.

Zjarr Tv Ad