Kush janë dy ‘të fortët’ që OFL u dërgoi letër

0
432
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL-ja u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike; E. SH., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme”, u shpreh zëdhënësja.

KLODJAN ÇOPJA

Klaus Metushi, apo Klodjan Çopja, është dënuar në Angli në vitin 2017 me 17 vite burg, pasi ishte cilësuar si kreu i një rrjeti të shpërndarjes së drogës, vlera e së cilës arrinte deri në 60 milionë paund. Ky rrjet funksiononte kryesisht në perëndim të Londrës. Copja, 33 vjeç, u dënua nga Gjykata e Kurorës Kingston, pasi u deklarua fajtor për një seri të veprave të drogës, duke përfshirë tri akuza për komplot për të furnizuar droga të kategorisë A.

Mediat britanike shkruanin se ai drejtoi një rrjet të madh të furnizimit me kokainë për më shumë se tri vjet, me lidhje me grupet e krimit të organizuar britanik dhe të tjerë në Londër dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët e Grupit të Krimit të Organizuar kapën më shumë se 200 kg kokainë të klasës së lartë dhe arrestuan 20 korrierë dhe “të besuar” të lidhur me Çopjan, pasi ata e “çmontuan” rrjetin e tij.

Policia angleze besonte se Çopja ishte vetëm njëri nga një sërë tregtarësh të fuqishëm shqiptarë të drogës që tani po përmbytin Londrën dhe Britaninë e Madhe me kokainë. Statistikat e Shtëpisë së Punës, të lëshuara në nëntor të vitit 2017, treguan sasinë e drogës të marrë nga Forca Kufitare dhe oficerët e Policisë u rritën me gati një të tretën në vitin 2016. Zyrtarët kapën 5.516 kg, sasia më e madhe që nga viti 2003.

EMILJAN SHEGA

Emiljan Shega u arrestua në vitin 2010 në Angli ku u dënua me dy vite e gjysmë burg. Ai ishte pjesë e një grupi të shpërndarjes së kokainës dhe pastrimit të parave, vlera e së cilave ishte 10 milionë paund. Gjithashtu, në Kingston Crown Court, Shega u dënua me 5 vjet, pasi pranoi dy akuza të posedimit të një arme zjarri, posedimin e një pajisje shtesë për një armë zjarri dhe mbajtjen e municioneve.

“Shega është një kriminel i ri që besonte se ai ishte i zgjuar në fshehjen e armëve të zjarrit në kopsht. Për fat të keq për të, ai nuk ka llogaritur që ato të rikuperohen nga Policia dhe se marrëzia e tij, fotografimi i skenës, përfundimisht do të shërbente për të ndihmuar në inkriminimin e tij.

Ajo që ai planifikoi të bënte me armët, është e paqartë, por nuk kam dyshim se ata do të kishin përfunduar në duart e atyre që ishin të përfshirë në krimin e organizuar. Në këtë kuptim, ky është një operacion i suksesshëm i cili ka arritur kulmin në heqjen nga qarkullimi të dy armëve”, tha një nga oficerët anglezë që mori pjesë në operacionin për arrestimin e Emiljan Shegës.

Zjarr Tv Ad