Kush janë kandidatët e grupit të Berishës për Shkodrën, Voltana Ademi merr vendimin surprizë

0
297
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bardh Spahia, Astrit Bushati dhe Irena Shestani pritet të jenë emrat nga grupi i rithemelimit që do i ofrohen të dielën strukturave të PD për të votuar njërin prej tyre për kandidatë për kreun e Bashkisë Shkodër. Fax News mëson se kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, nuk do të jetë pjesë e listës.

Nuk ka diçka zyrtare, por kështu bëjnë me dije burimet pranë PD Shkodër, pavarësisht se emri i Ademit përflitej prej disa ditësh për të qenë përsëri kandidate për Bashkinë Shkodër. Nga ana tjetër, ende nuk dihet vendi ku do të zhvillohen votimet e së dielës në Shkodër.

Por, nuk përjashtohet mundësia që të ndiqet e njëjta metodë që ishte në votimet për shkarkimin e Lulzim Bashës, pra në disa zona të ndryshme. Ndërkohë nga PD zyrtare, përfliten disa emra për të qenë kandidat, ku nuk përjashtohen emrat e deputetëve të Shkodrës dhe as ai i kreut të PD dega Shkodër.

Kujtojmë që një natë më parë, PS Shkodër shpalli kandidaturën për kreun e Bashkisë Shkodër, e cila është prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni. Koncepti i primareve është marrë nga SHBA, dhe sipas Komisionit të Rithemelimit, ai do të ndiqet për kandidatët qoftë për zgjedhje të përgjithshme, qoftë për ato lokale.

Zjarr Tv Ad