Kush janë kryebashkiakët socialistë që kandidojnë për një mandat tjetër

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përveç Erion Veliajt, një nga emrat më të sigurt që pritet të rikonfirmohet për një mandat tjetër është ai i kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Mes socialistëve, emri i Subashit vlerësohet si një nga kryebashkiakët më të mirë socialistë dhe që ka sjellë një ndryshim të konsiderueshëm në bashkinë që drejton.

Një emër tjetër që pritet të rikonfirmohet është edhe ai Tonin Marinajt për Bashkinë e Malësisë së Madhe, i cili së bashku me Subashin dhe Veliajn ishin tre kryebashkiakët më të vlerësuarit në raportin e Asamblesë Kombëtare të disa muajve më parë. Një rikandidim pritet edhe për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili, në fakt, ka drejtuar bashkinë nën hijen e kryeministrit Edi Rama. Po ashtu i sigurtë bëhet edhe rikandidimi i Kastriot Gurrës për Bashkinë e Librazhdit.

Kush janë kandidatët e përfolur në PS për kryetar bashkie

Tiranë – Erjon Veliaj

Durrës – Adrian Çela

Elbasan – Gledian Llajtja

Korçë – Sotiraq Filo ose Niko Peleshi

Shkodër – Senida Mesi

Gjirokastër – Flamur Golemi

Fier – Armando Subashi

Vlorë – Dritan Leli

Lushnje – Tatjana Pirro

Librazhd – Kastriot Gurra

Berat – Ervin Demo

Lezhë – Pjerin Ndreu

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

Kukës – Safet Gjici

Himarë – Jorgo Goro

Zjarr Tv Ad