Kush janë shqiptarët e tmerrshëm në burgun grek

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia greke ka ngritur akuzë për 8 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas grekë që ndodhen pas hekurave në burgun Koridalos. Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, vrasje, gjobvënie, etj. Konkretisht ata akuzohen për: Tentativë vrasje të një shtetasi grek, ndodhur më 03.11.2014 jashtë banesës së tij në Athinë; Vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo, në 12.10.2017 brenda në zyrën e tij në Athinë; Kanosjen e një avokati grek në 07-08.02.2019 në Athinë. Në këtë rast të akuzuarit kanë dërguar 3 shtetas jashtë burgut, për t’i marrë 3000 euro avokatit nën kërcenimin për jetën. Autorët u arrestuan dhe vijon hetimi. Po kështu akuzohen për vrasjen e shqiptarit Albert Bako më 14.01.2019 në sektorin E të burgut Koridalos. Ndër të tjera akuzohen se kanë ndihmuar në arratisjen e shtetasve shqiptarë Leonard Pepa dhe Elvis Pepa nga burgu i Koridalos në 01.01.2019 si dhe për tentativë për manipulimin e shkakut të vdekjes së shqiptarit Bardhyl Tusha në burgu Koridalos më 27.01.2019 me qëllim që të dukej si helmim dhe të akuzohej një shtetas grek i burgosur.

Zjarr Tv Ad