Kush janë tre të ndaluarit për sasinë e madhe të tritolit në Durrës

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit ka sekuestruar ditën e sotme një sasi prej 4.6 kg lëndë eksplozive tritol dhe C4, municion luftarak, granata dore dhe kapsolla detonatore.

Sipas komunikatës zyrtare të policisë bëhet me dije se në lidhje me këtë aktivitiet kriminal janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre me precedentë të mëparshëm penal.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit: Barim Flora, 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja”;  Ardjan Gjoka, 33 vjeç dhe Jemin Flora, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Siç shihet dhe nga pamjet e shpërndara nga Policia e Shtetit, arrestimi i personave të lartpërmendur u bë në flagrancë në autostradën Tiranë-Durrës.

Nën thirrjet ‘Policia! Policia kapi’, ekfektivët kanë neutralizuar personat e përfshirë në aktivitetin kriminal.

Zjarr Tv Ad