Kush ju gjobit juve që bëheni pjesë e fushatës? Përgjigjet Mira Rakacolli: Kishte një përplasje oraresh…

0
438
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.ministrja e shëndetësisë dhe njëherësh kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli, është pyetur nga gazetarja Fjona Çela, ku ajo ishte pjesë e një takimi me më shumë se 10 persona në fushatë.

Rakacolli shprehet se; ka pasur një keqkuptim në momentin kur është bërë fotoja, pasi takimet kanë qenë me më pak se dhjetë persona, e shkrepja është bërë kur njerëzit ishin duke ndryshuar vendet.

Rakacolli: 

e kemi thënë shumë qartë masat që duhen respektuar, Inspektoriati Policia e Shtetit janë në krye të detyrës, por nuk mund të bëhet asgjë pa ndërgjegjësimin e qytetarëve. Edhe media duhet të fokusohet më tepër, pikërisht te sensibilizimi.

Ajo ka qenë një incident i izoluar, ka qenë një situatë që unë e kam shpjeguar ku ka ndodhur, ka qenë në fund të një takimi me më pak se dhjetë veta. Unë kam reaguar menjëherë që atë ditë, kur kam vënë re që kanë qenë shumë persona kam reaguar vetë aty, ka pasur një përplasje oraresh.

Zjarr Tv Ad