“Kush kapet me armë, është shqiptar”, Komuniteti Shqiptar në Selanik reagon ndaj komentit të gazetarit grek: Fyes dhe racist!

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komuniteti Shqiptar në Greqi ka reaguar për deklaratën e gazetarit të njohur grek, e cila shkaktoi zemërim, pasi i cilësoi shqiptarët si të përfshirë në krime. Gazetari Nikos Evangelatos iu referua një rasti të raportuar në media për një shqiptar të kapur me armë, duke e përshkruar këtë si diçka normale sepse i arrestuari kishte origjinë shqiptare.

Pas kësaj Komuniteti Shqiptar përmes një letre të dërguar stacionit televiziv MEGA dhe Unionit të Gazetarëve të Athinës, kërkojnë një reagim dhe sensibilizim për komentet e bëra nga Evangelatos. Sipas tyre kjo frazë e përdotrur nga gazetari ka konotacione raciste ndaj një komuniteti të tërë.

REAGIMI I KOMUNITETIT SHQIPTAR NË GREQI:

KOMUNITETI SHQIPTAR I SELANIKUT LETËR PROTESTE

Drejtuar Stacionit televiziv MEGA Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit të Greqisë Unionit të Gazetarëve të Athinës Këshilli Drejtues i Komunitetit Shqiptar të Selanikut proteston ashpër kundër komentit fyes dhe racist të gazetarit z. Nikolaos Evangjelatos. Konkretisht, më 10 janar 2022, në emisionin e televizionit MEGA, z. Evangjelatos komentoi arrestimin e një shtetasi që mbante armë me vete, dhe që rastësisht ishte me origjinë shqiptare, me shprehjen: “Eh, do thoni, e çfarë do ishte mëse e zakonshme?”, duke lënë të kuptohet se shqiptarët me banim në Greqi janë posedues armësh.

Kjo frazë e gazetarit bëri shumë përshtypje negative tek teleshikuesit grekë, shumë prej të cilëve reaguan ashpër ndaj shprehjes së tij raciste. Ky formulim me kritere fenotipike dhe raciste ndaj një komuniteti të tërë, stigmatizon dhe fyen hapur jo vetëm mijra familje me origjinë nga Shqipëria të cilat me kaq përpjekje dhe mundim jetojnë, punojnë dhe shkollohen prej 30 vitesh në Greqi, por njëkohësisht përçan dhe ofendon popullin grek i cili ka përqafuar në gjirin e tij këtë komunitet të madh, në një mënyrë që përbën model dhe shembull të humanizmit.

Neve nuk na interesojnë pikëpamjet shoqërore apo kulturore të z. Evangjelatos, por jemi të prekur nga krijimi prej tij i stereotipit racist dhe promovimi i tij përmes stacionit televiziv MEGA, duke ulur nivelin e misionit të gazetarit dhe duke frymëzuar paragjykime raciste që helmojnë ndjenjat demokratike të shoqërisë greke. Kjo retorikë urrejtjeje, që çon në nxitje raciste kundër Komunitetit Shqiptar të Greqisë, është e papranueshme moralisht dhe e dënueshme penalisht nga legjislacioni aktual.

Zjarr Tv Ad