Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, është shprehur sot se ka ngritur një grup pune për hartimin e një pakete të plotë me ndëshkime administrative e deri në ndjekje penale, për të gjithë ata që n
“Dua të ndaj dhe një ndër rezultatet e këshillimit kombëtar që për mua nuk ishte surprizë por dhe ekipin drejtues se kur kemi ecur përpara me planin e pastrimit kombëtar reagimet që na vinin nga të gjitha anët ishin reagime revolte nga qytetarët duke parë që puna e ndotjes së mjedisit, mënyrës si trajtojmë mbetjet e konsumit të përditshëm ka element të thelluar të mungesës së qasjes edukimit e kulturës në raport me territorin, reagimet kanë qenë duhet ti ndëshkojmë më shumë duhet të bëjmë shembuj me sanksionet gjoba etj.
Kjo gjë e perceptuar në mënyrë empirike na u konfirmua me 77% të të pyeturve, mbi gjysmë milioni të pyetur që kërkojnë rritjen forcimit e sistemit të ndëshkimit të gjobave në raport me ndotjen e mjedisit si një krim mjedisor që nis që nga hedhja e shisheve deri tek ndotjet më të rënda.
Kemi ngritur grupin e punës e po rishikojmë gjithë paketën e ndëshkimeve administrative apo dhe penale për t’ju përgjigjur kësaj kërkese por edhe asaj që kemi prioritet këtë mandat pastërtia e mjedisit të territorit”, është shprehur Mirela Kumbaro.