“Kush nuk vjen largohet nga puna”- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” publikon mesazhet denoncuese: Mësuesve u bëhet presion për të marrë pjesë në takimet elektorale të PS

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka denoncuar presionin që po u bëhet mësuesve për të marrë pjesë në takimet elektorale të Partisë Socialiste.

Në një postimi në Facebook, Hoxha ka publikuar një mesazh, ku denoncohet se nëse mësuesit nuk marrin pjesë do merren masa për largimin nga puna.

Sipas Shkëlqim Hoxhës, këto janë manovra mjerane që nuk do ti shpëtojë dot humbjes më 14 maj.

“Në vend që të interesohen për mbarëvajtjen e mësimit në shkolla, në vend që të sigurojnë minimumin e kujdesit për arsimin duke filluar nga ngrohja dhe pajisjet shkollore, këta zgjedhin t’i bëjnë presion mësuesve duke i grumbulluar në kinemanë e qytetit.

I bëjmë thirrje arsimtarëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë në Bashkinë e Rrogozhinës të ngrihen në lartësinë që u takon dhe të mos bien pre e presioneve dhe kërcënimeve”, shkruan kandidati.

Zjarr Tv Ad