“Kush prek Kosovën, ka prekur Shqipërinë!” Edith Harxhi: Larg duart nga Kosova, Aleksandër Vuçiç! Provokimet duhet të marrin fund

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata në veri të Kosovës po tensionohet çdo orë e më shumë, teksa disa orë më parë serbët dogjën edhe Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.

Ish-diplomatja shqiptare Edith Harxhi, me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të reagojë si qeveri e një shteti të pavarur dhe të ruajë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

Ajo thotë provokimet serb3e duhet të marrin fund, pasi kush prek Kosovësn, ka prekur Shqipërinë.

Larg duart nga Kosova, Alexander Vucic! Dje dhe sot, përveç djegies dhe dhunimit të disa institucioneve në Zubin Potok, Serbia ka dërguar tanke dhe avionë luftarak në Jarinë. Burime nga Kosova thonë që mbrëmë helikopterë ushtarak të Serbisë kanë hyrë edhe në territorin e Kosovës. Qeveria e Kosovës tashmë duhet të reagojë si qeveri e një shteti të pavarur dhe të ruajë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës. Nuk është më as 1990-ta, as ‘98-ta dhe as 2004-a.

Provokimet Serbe duhet të marrin fund dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të kuptojë që Ballkani është në rrezik dhe Serbia nuk ka ndryshuar as pas 20 vjetësh.

Kush prek Kosovën ka prekur Shqipërinë”, shkruan Edith Harxhi.

Zjarr Tv Ad