Ish-deputetja Nora Malaj thotë se shembjet e paligjshme të IKMT në Prestige Resort kanë shkatërruar ëndrrat e fëmijëve.
Malaj tregon sesa shumë është mërzitur mbesa e saj kur u shembën disa nga ambjentet e Prestige Resort.
Nora Malaj shprehet se kush prish ëndrrat e fëmijëve “është i mallkuar”.
Postimi i Nora Malajt:
Kush ia prishi endrrat femijeve!
Dallendyshet kur shtegtojnë nuk prishin folete e tyre.
Kjo verë per mua nuk ka qene e mire nga ana shendetesore dhe vendi ku mundesha te gjeja pak paqe e te ishin mjediset e Resort Prestige.
Mundesia e vetme qe une te rrija e qete dhe mbesa te luante te Pishinat e femijeve .
Cdo mengjes kur ngrihej ajo me thoshte : “ Sa mire qe u ndertuan keto pishinat si e vogla dhe kjo e madhja se me duket vetja si ne Disnei Lend . Sa mire o nena , ti them edhe Sares e shoqeve te tjera se mamate e tyre nuk kane shume para per te shkuar jashte ne Paris apo Itali dhe ketu edhe ato gezojne dhe mamate e baballaret pushojne . Dhe nuk është shume shtrenjte apo jo? ”
Teksa vazhdonim biseden, une gezohesha qe mbesa ime kishte cfare te tregonte kur te takohej me shoqet ne keto dite te para te fillimit shkollor dhe jo vetem kaq , por edhe ta donte turizmin e vendit te saj dhe te enderronte qe gjerat te behen me mire. Ja që na ishte thjesht nje enderr vere, se sapo hyri vjeshtja , ne pike te mengjesit , fadromat e policet erdhen e bene baterdine . Ime mbese filloi te qante , teksa shihte pamjet ne TV . Si do tua thoshte shoqeve sesa shume ishtë kenaqur te “ Diznei Lendi” shqiptar , si do t’u thoshte qe u prish pishina e femijeve , si do te thoshte qe u prish shatervani qe ajo e donte aq shume?? Pse ???
Per te pare a shkonte uji ne det , apo pse duhej bere pishina me uje deti , qe ne fakt e tille ishte .
A nuk ishte ky resort bujar dhe shume te tjere ne Durres , qe strehuan me miresi qindra e mijera afganë ??
A meriton te trajtohen keshtu bizneset , duke i thyer e goditur nen brez?
Ligjet nuk jane ndertuar per te shkaterruarm por per te parandaluar te keqen dhe per te gjetur rruget e zgjidhjes .
A e dini qe ne kete restort punojne 270 punonjes dhe sot i shihje me lot ne sy , duke iu lutur Zotit “ Buken e perditshme falna o Zot “ ! Dhe mos te harrojme qe keta jane taksapaguesit e shtetit.
Kush i paguan keto drama sociale , femijet qe ju prishen endrrat e tyre , punonjesit qe iu garantohet jetesa e tyre , turistet qe kane paguar per te kaluar momente te bukura dhe qe do largohen nga Shqiperia me imazhin e fadromave , apo dallendysheve qe behen gati te shtegetojne , por qe po ikin me frike se fadromat po ua prishin shtepite e tyre .
Nje ngjarje ku mbledh brenda te gjitha kronikat e paralajmeruara se cfare do ndodhi .
Dhe teksa policet jane te lodhur , fadromat prishen , shteti – ky tiger prej letre vazhdon te shkaterroj , jo te ndertoj . E dhimbshme dhe e frikshme kur ende sezoni turistik nuk ka mbaruar
E fundit: Mosmirenjoha është mekati me i madh . Mos harroni se kur biznesi te shtrine doren e te hape deren ne dite te veshtira , shteti nuk duhet ta godasi me goditje nen brez, qe t’i nbylli gojen medias qe thote te verteta qe therin e dhembin.
Kujdes, kush prish endrrat e femijeve është i mallkuar !