Kush rinovon patentën do të bëjë sërish provim/ Revoltohet gazetari: Një zgavër korrupsioni nga zevzek-zuzarët e institucioneve

0
242
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Klodian Tomorri/

Zevzek-zuzaret e institucioneve

Ti mund te kesh 30 vjet qe qarkullon me automjet. Ndoshta dhe me shume. Por kur te vije koha per te rinovuar patenten do te te marrin ne provim. Nje nepunes i DPSHTRR-se do qendroje perballe teje si aga dhe do te te marre ne pyetje. Me pak fjale provim per here te dyte per patenten. Nje hallke burokratike me shume, nje zgaver korrupsioni me teper.

Sigurisht qe keta e kane gati justifikimin se pse u shtojne hallet njerezve. Gjithmone e bejne per interesin publik, per te ulur numrin e aksidenteve ne rruge etj etj. Por nje pyetje lind natyrshem. Mbi bazen e cilit studim e vendosi Drejtoria e Transportit Rrugor kete mase? A mund te thote DPSHTRR-ja se sa aksidente ndodhin per shkak se drejtuesit e automjeteve nuk njohin sinjalistiken apo bazen teorike?

Sa aksidente ndodhin per shkak te pakujdesise? Sa per shkak te alkoolit? Dhe sa per shkak te shkeljes se rregullave te qarkullimit me qellim, pra jo nga mosnjohja? Ata nuk e dine, por serish duan te shtojne hallka burokratike mbi qytetaret. Tani, meqe DPSHTRR-ja digjet per interesin publik dhe per hallet e popullit lind edhe nje pyetje tjeter. Po ate koncesionin e bazes se te dhenave te kolaudimit per cfare e propozoni cdo vit ne buxhet? Per cfare ngulmon aq shume DPSHTRR-ja per ta kaluar ate koncesion?

Cili eshte motivi qe DPSHTRR do t’u ngarkoje qytetareve nje fature 165 milione euro per t’ia kaluar nje privati? Apo dhe kete e ben per interesin publik? Ky vend ka pare nga te gjitha sojet dhe takemet e ofiqareve. Ka pare nga ata qe vjedhin, ka pare nga ata qe i nxijne jeten me masa idiote. Por ka dhe nga keta qe edhe te vjedhin edhe te nxijne jeten. Keta jane zevzek-zuzaret.

Zjarr Tv Ad