Kushi nuk paraqitet në gjykatë për t’u përballur me padinë e bërë, Vokshi: Mësuesit sot janë të shantazhuar me vendin e punës, situata në arsim ulëritëse

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dhënë një prononcim për mediat para gjykatës së Tiranës ku u paraqit për t’u përballur me padinë e bërë nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Vokshi tha se Kushi sërish nuk ishte paraqitur në gjykatë, duke shtuar se në vend që ministrja të ngrinte një grup hetimi për denoncimn e bërë nga mësuesja për publikimin e testeve, kishte vendosur ta padiste në gjykatë.

“Edhe sot nuk u paraqit përpara kësaj gjykate. Unë sot kam vendosur të vij personalisht në respekt të kohës por edhe të shpenzimeve të gjykatës. Sot u vërtetua se koha i ka dhënë të drejtë mësueses që ka denoncuar. Nuk kishte asgjë në prova, kishte vetëm disa shkrime nga disa media të ndryshme. Unë vura në dispozicion provat që kisha dhe sigurisht që paraqita në gjykatë mesazhet që më kanë ardhur nga një mësuese e Elbasanit në datë 7 prill. Mësuesit sot janë të shantazhuar me vendin e punës. Mësuesi gjen mënyrën për të denoncuar një skandal tek përfaqësuesi i një partie politike. E kam bërë publik duke u referuar në tekstin e mësueses. Ministrja në vend që të krijonte një grup pune dhe të hetonte dhe të vinte para përgjegjësisë të gjithë ata që kishin nxjerrë testet, ajo më paditi në gjykatë. Kjo është padia e gjashtë nga ana e tyre kundrejt meje. Edhe Rama më ka paditur më parë sepse kam denoncuar korrupsionin me koncesionet. Kjo është një mënyrë e tyre që opozita të mbyllë gojën. Unë jo vetëm që do paraqitem në gjykatë por do jem në krahë të çdo nxënësit. Sepse situata aktualisht është ulëritëse, një në 3 nxënës është larguar. Kjo është fatkeqësi kombëtare. Vetëm pak ditë më parë e keni parë sesi ka nisur viti i ri shkollor. Dhjetëra mijëra fëmijë të cilët mbarojnë mësimin edhe në orën 7 edhe në 8 të pasdites”– u shpreh Vokshi.

Zjarr Tv Ad