Kushtetuesja hapi 100% listat, a do ndikojë te zgjedhjet e 25 prillit?! Celibashi i KQZ pret vendimin: Nuk e them dot, duhet të shikojmë arsyetimin

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese vendosi pak dite me pare të rrëzojë pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor, që kishte të bente me herësin që duhet të thyenin kandidatët për deputet, që të ngjiteshin në listën me mandate fituese.

Tashmë, sipas këtij vendimi listat e zgjedhjeve do të jenë 100% të hapura.

Ky vendim i Kushtetueses ka ngitur jo pak paqartësi dhe të drejtuesit e instituicioneve që merren me zgjedhjet. Vetë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i pyetur nga gazetarja Esiona Konomi, nuk ka preferuar të flasë dhe ka kërkuar të pritet vendimi i arsyetuar i Gjykatës.

“Sot nuk e them dot këtë, do të duhet të shikojmë arsyetimin e vendimit dhe ajo që vlen më shumë të të presim kur ky vendim të hyjë në fuqi”, është shprehur Celibashi. Nëse vendimi i Kushtetueses prek dhe zgjedhjet e 25 prillit, atëherë përbërja e parlamentit do të ndryshojë tërësisht.

I pyetur për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të fundit, kreu i KQZ tha se pritet që në fund të javës tjetër Komisioni Rregullator ta shpallë atë.

“Do të duhet që formalisht Komisioni Rregullator të shpalli rezultatin në mënyrë përfundimtare, zyrtar. Në kuptim të shpërndarjes së mandateve kush janë kandidatët fitues dhe numrit të votave që ka marrë çdo subjekt zgjedhor nuk ndryshon asgjë kjo është përfundimtare, duke marrë në konsideratë takimet e fundit që janë bërë shpresoj që fundi i javës tjetër do të ketë vendim përfundimtar”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad