Kushtetuesja legjitimoi 30 qershorin, Balla thirrje Metës: Cakto datën e zgjedhjeve për Bashkitë pa kryetarë!

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese legjitimoi dje zgjedhjet e 30 qershorit, duke i dhënë të drejtë qeverisë dhe Partisë Socialiste, ndërsa rrëzoi pretendimet e Shoqatës së Bashkive për shpalljen e tyre të pavlefshme. Sot, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ka dërguar një mesazh Presidentit Ilir Meta, duke i kërkuar këtij të fundit që të caktojë datën për zgjedhje në 6 Bashkitë që janë pa kryetarë. Sipas Ballës, kompetencat i ka Meta.

“Presidenti duhet të marrë vendim në atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast. Është presidenti që e ka këtë kompetencë”, tha Taulant Balla. I pyetur nga gazetarët nëse socialistët i kanë gati emrat e kandidatëve, ai nuk peferoi të përgjigjej direkt, por tha:

“Unë nuk do jap përgjigje, por natyrshëm që PS është sot krenare për vendimmarrjen e vet për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit. Të mos harrojmë që pati një përpjekje nga PD dhe nga opozita e atëhershme për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve.”

Për vendimin e PS për të hyrë e vetme në zgjedhjet e 2 viteve më parë, Balla tha se ata bënë gjënë e duhur, dhe treguan se janë forca politike që në 30 vite ka dëshmuar përpjekjet për një shtet demokratik që funksionon mbi bazën e ligjit.

“Ajo që konfirmoi 30 qershori ishte një prirje e PS për të ndërtuar një shtet demokratik. Ajo që na dallon ne nga partitë e tjera është ndërtimi i një shteti demokratik që funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese. Vendimmarrja jonë ishte e duhura. Zgjedhjet nuk caktohen nga partitë, por nga populli dhe Kushtetuta. Detyra e partive politike është që kur populli i thërret në zgjedhje, ato të marrin pjesë.”

Zjarr Tv Ad