‘Kushtetuesja’ legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit/ Taulant Balla: U mbyll përfundimisht një histori e gjatë lojërash të partive me popullin! Askush më kurrë nuk mund…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konsideron si të ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku opozita nuk mori pjesë.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla thotë se me këtë vendim u mbyll përfundimisht një histori e gjatë lojërash të partive me popullin. Sipas tij, tashmë askush më kurrë nuk mund të tentoje t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike.

“Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë”, shkruan Balla.

Reagimi i plotë i Taulant Ballës

Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila çertifikoi plotësisht ligjshmërinë e Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019.

30 Qershori 2019 u çertifikua si dita e mesimit historik se fjala sovran nuk eshte nje fjale boshe dhe askush me kurre s’mund te tentoje t’ia marre popullit sovranitetin per interesa te uleta dhe hesape te turpshme politike.

30 Qershori 2019 ishte dita e njerezve te zakonshem, qe pavaresisht votojne apo nuk votojne, respektojne te drejten e tyre themelore per te zgjedhur dhe kurre nuk mund te detyrohen nga askush te heqin dore nga kjo e drejte. Ato zgjedhje vendosën perfundimisht popullin mbi partite dhe per te mbyllur perfundimisht nje histori te gjate lojrash te partive me popullin.

Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë.

GJYKATA KUSHTETUESE RREZOI KERKESEN E SHOQATES SE BASHKIVE

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Shoqatës së Bashkive, e cila kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Në njoftimin e publikuar ne faqen zyrtare, kjo gjykatë thekson se vendimi u mor pasi dëgjoi palët në gjykimin kushtetues dhe mori në shqyrtim opinionin ‘amicus curiae’ të Komisionit të Venecies.

“Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, thuhet ne njoftim.

Zjarr Tv Ad