‘Kushtetuesja’/ Meta publikon arsyetimin, Vasili: Mafia e kapjes së drejtësisë doli hapur

0
16

Presidenti Ilir Meta bëri sërish një postim online, duke bashkëngjitur sqarimin se përse ai vendosi të dekretojë Marsida Xhaferllarin në postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Meta thotë se do japë sërish sqarime në mbrëmje.

“Duke ju uruar një ditë të mbarë, dhe duke theksuar rëndësinë që ka krijimi i Gjykatës Kushtetuese, ju ftoj të lexoni arsyetimin e plotë ligjor të procedurës së ndjekur për plotësimin e vakancës, përzgjedhjen dhe emërimin e kandidates znj.Marsida Xhaferllari në këtë institucion shumë të rëndësishëm. Për më shumë detaje, ju ftoj të më ndiqni sot në mbrëmje në ora 21:00 në emisionin “Opinion”, të gazetarit të mirënjohur Blendi Fevziu,” shkruan Meta.

Ndërkohë, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se mafia e drejtësisë doli hapur.

“Mafia e kapjes së drejtësisë doli hapur! Ata që po dhunojne Kushtetuten për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese kanë emra: janë Edi Rama dhe Dvoran-partia.

Nga Arta prokuroria tek Arta kushtetuesja. Gra të ndryshme, rrëmbimi i drejtësisë i njëjti. Mafia në pushtet kërkon të rrembëjë Republiken. Të gjithë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe familjes,” shkruan ai.