Kushtetuesja vendos nesër kur do të publikojë vendimin për Vettingun

0
677
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e hënë në orën 10:00, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen për të diskutuar dhe për të vendosur se cila do të jetë data në të cilën do të shpallet vendimi për ligjin e Vettingut. Anëtarë të trupës gjyqësore thanë se pas mbërritjes së opinionit të Venecias, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë njoftuar të jenë të pranishëm në këtë mbledhje për t’u shprehur se kur do të jenë gati për të dhënë një vendim përfundimtar për Vettingun.

Opinioni i Venecias i është përcjellë personit të kontaktit në rrugë elekronike pasditen e së premtes. Ky material më pas është protokolluar dhe është përkthyer në rrugë zyrtare, ndërkohë që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese thuhet se janë njohur më herët me qëndrimin e Venecias në një version paraprak të përkthyer.

Përgjigjja e Venecias u dërgua në rrugë elektronike menjëherë sapo kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja pohoi se materiali ishte kërkuar zyrtarisht dhe se pas disa komunikimeve ishte marrë një përgjigje se kishte një probleme teknik.

Aktualisht ligji i Vettingut është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese deri sa të ketë një vendim përfundimtar, ndërkohë që në opinionin e Komisionit të Venecias, dispozitat e këtij ligji nuk shfaqin probleme dhe nuk bien ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Vendimi

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, deklaroi dy ditë më parë se do të vendosin sa më shpejt një vendin për ligjin e vetingut. Megjithatë, Dedja kishte një apel për klasën politike që të ndalë presionin ndaj kësaj gjykate në lidhje me shpalljen sa më parë të këtij vendimi. “Vazhdimisht është sulmuar Gjykata Kushtetuese për zvarritje dhe vonesa në shqyrtimin e kësaj çështjeje, natyrisht që kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe e rëndësishme për Reformën në Drejtësi.

Është ligji bazë pas Kushtetutës që u hap rrugën të gjitha ligjeve të tjera për t’u zbatuar në praktikë, por dua të sqaroj opinionin se është shqyrtuar në një kohë rekord ky ligj nga Gjykata Kushtetuese. Pavarësisht se nuk është marrë akoma vendimi, procedurat paraprake kanë përfunduar. I bëj thirrje politikës, pushtetit, mediave, kushdoqoftë që të heqin dorë nga presione që i bëjnë Gjykatës Kushtetuese sepse, si të gjithë të tjerët, edhe gjyqtarët e Kushtetueses janë shtetas të këtij vendi, njëlloj si gjithë qytetarët e tyre, janë të përgjegjshëm për detyrën e tyre. Do të vendosim për më të mirën e asaj që kërkohet”, deklaroi Dedja.

Zjarr Tv Ad