Avokati Spartak Ngjela ka komentuar mbledhjen e firmave nga anëtarët e PD-së për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Sipas tij firmat janë të pavlefshme dhe se vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit.
Ndërkohë Ngjela u shpreh në “News 24”se ish-kryeministri Sali Berisha ëshë një figurë anti-historike, i cili synon destabilizimin e vendit. Nga ana tjetër Ngjela sugjeroi që kreu i PD-së Lulzim Basha të bëjë kallzëim në SPAK pasi sipas tij firmat janë false.
Pjesë nga intervista:
Ngjela: E shikoni që ky është shteti që ndërtoi Saliu…Pa dokumente, pa ligje , vetëm përpara me dy gishta…janë të gjithë gënjeshtarë. Është figurë anti-historike e PD. Do ta dëgjoni sa ti dalin provat nga Uashingtoni dhe nuk po e lejon partinë të ngjitet drejt perëndimit. Nëse nuk paraqesin firmat brenda statutit është nul gjithçka…por po të isha unë kryetar partie do bëja denoncim në SPAK. Kemi të dhëna që kanë falsifikuar firmat dhe kjo është vepër penale, por e ka kryetari i partisë në dorë. Do ta çojë apo jo në SPAK. Vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit.
Pyetje: I sugjeroni Bashës të denoncojë në SPAK Berishën për falsifikim?
Ngjela: Padi penale në SPAK dhe ka marrë fund ajo. Nëse firmat janë false atëherë është korrupsion. Vetëm forca e ligjit rregullon sistemin.
Pyetje: Parashikoni se do të mbahet Kuvendi në 11 dhjetor?
Ngjela: Unë ju thashë se është komedi. Kuvendi nuk do të mblidhet. Nëse futet Rama në këtë mes atëherë kemi një nivel të ulët politik. Nuk është politikë kjo. S’ka lidhje Rama këtu.