Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, foli për Kuvendin e 11 dhjetorit, që do mblidhet nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Manjani theksoi se Basha dhe lidershipi aktual në PD e kanë humbur legjitimitetin, duke shtuar se shumica e anëtarëve në PD tashmë e kanë marrë vendimin.
Ai shtoi se Basha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.
“Basha dhe forumi drejtues nuk kanë legjitimitet, sepse kemi vetëmbledhje. I bëj thirrje Bashës që të ikë si kryetar i PD, por mos ikë nga PD. Të mos çojë situatat në ekstrem. Nëse çon gjërat në tension, do fitojë ose njëri ose tjetri. E me shumë gjasa, shumica e ka marrë vendimin e vet”, u shpreh Manjani.