Kuvendi i kërkon ILDKPKI transparencë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i ka kërkuar ILDKPKI-së që të bëjë më shumë transparencë në lidhje me shifrat e zyrtarëve që kanë abuzuar me deklarimin e pasurive. Me anë të një projektrezolute, komisioni i ligjeve kërkoi më shumë shifra dhe më shumë hetim. Relatori Bashkim Fino kërkoi që ILDKPKI të sjellë ndryshimet për ligjin e sinjalizuesve i cili nuk ka funksionuar

Parlamenti i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive që të bëjnë transparencë në lidhje me zyrtarët që kanë rezultuar me abuzime përsa i përket deklarimit të pasurive.

Në projektrezolutën që u miratua në Komisionin e Ligjeve theksohet ndër të tjera se ky institucion duhet të forcojë rastet e hetimit dhe të ketë nën vëmendje proçesin e vettingut.

Pas konstatimit se ligji për sinjalizuesit ose siç njihet për spiunimet nuk ka funksionuar, në emër të komisionit relatori Bashkim Fino kërkoi që ILDKPKI të sjellë ndryshimet e duhura.

ILDKPKI raportoi në Komisionin e Ligjeve në mbledhjen e kaluar ndërsa raporti se 112 zyrtarë nuk kanë deklaruar pasurinë sipas kërkesave në ligj ndërsa kanë bërë 53 kallëzime penale.

 

Zjarr Tv Ad