Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat pas votimit për Anëtarët e Këshillit Kombëtarë, ku ka komentuar mungesën e një pjese të deputetëve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Berisha deklaroi se zgjedhjet e 6 marsit përcaktuan se kush është shumicë në PD, dhe deputetët që munguan sot, duhej t’i ishin bashkuar kësaj shumice.
Ndër të tjera, Berisha tha se deputetët janë të mirëpritur t’i bashkohen Komisionit të Rithemelimit, teksa shton se do të respektojë çdo vendim të tyre.
“Tani, të garantoj që ky Kuvend ishte Kuvend i bashkimit. Sot në sallë ishin me qindra delegatë. Në atë listë ka dhjetëra të propozuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar nga ato demokratë. Detyra ime, qëllimi im ka qenë bashkimi i bazës. Ju i shihni, jeni dëshmitar. Xhirot e ish-kryetarit, për të kuptuar që dëshmojnë qartësisht se sa e bashkuar është sot PD në bazë. Deputetët, një pjesë e mirë ishin, një pjesë tjetër nuk ishin. Dy gjëra për ato. Ky tren nuk mund të ndalet kurrë. Treni i PD-së së rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka më kohë, asnjë ditë të shpenzohet me problemet e brendshme. Kushdo që do t’i bashkohet trenit është i mirëpritur. Ata që duan të qëndrojnë në pozicionin e tyre, kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe unë do e respektoj. Kam qenë dhe mbetem i interesuar që deputetët t’i bashkohen shumicës së PD-së. Unë mirëkuptoj vështirësitë sepse u shkëputëm për disa muaj. Dhe 6 marsi dëshmoi qartë se kush ishte shumicë. Në këtë kontekst, çdo deputeti në vlerësimin tim, i takonte të dilnin në anën e shumicës. Ka një rrugëturë mes bazës dhe deputetëtve. Këtu kishte kryetarë degësh” – tha Berisha.