Kuvendi i Rithemelimit, Berisha: Komisioni vendosi shkarkimin e Alibeajt, ja kush do të jetë drejtuesi i ri

0
349
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas votimit për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar ku ka deklaruar se Kuvendi i sotëm i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit vendosi shkarkimin nga detyra të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Berisha tha se së shpejti do të nisin dhe procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të grupit parlamentar, i cili do të jetë një nga nënkryetarët.

“Treni ecën drejt fitores. Sot u morr një vendim ndaj personit të emëruar nga Gaz Bardhi dhe ai me atë detyrë është nul për këtë kuvend. Natyrisht procedurat ligjore do të ndiqen dhe do të jetë grupi i ekspertëve që do të ndjekë procedurën e kryetarit të ri të grupit parlamentar, i cili do të jetë një nga nënkryetarët.

Kuvendi me një nen i shtynë jetëgjatësinë Komisionit deri në konsistuimin e Kryesisë së PD-së. Çka do të thotë që komisoni do t’i propozojë Këshillit Kombëtar listën për e kandidatëve për anëtarë kryesie”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad