Kuvendi i Shqipërisë seancë të jashtëzakonshme nesër në orën 10:00

0
881
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e nesërme në një situatë të jashtëzakonshme, në bazë të një kërkese të bërë dje nga 1/5 e deputetëve të kuvendit të Shqipërisë.

Nga informacioni i shpërndarë nga Kryesia e Kuvendit, mësohet se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet në orën 10:00.

Kuvendi do të mblidhet nesër, pasi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është me lejen e lindjes e ndaj nuk mund të marrë pjesë në Komisionet e Vetingut, e kësisoj do të votohet për propozimin zëvendësues të Tabakut.

Po ashtu mësohet se do të votohen edhe anëtarët e KLGJ dhe KLP-së.

Ky është lajmërimi nga Kryesia e Kuvendit:

Seancë plenare ora 10:00 me këtë rend dite: 1. Projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 45/2017 “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”””, të ndryshuar”.

Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 46/2017 “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar”. 3. Betimi i Avokatit të Popullit.

Seancë plenare ora 14:00 me këtë rend dite: 1. Projektvendimi “Për miratimin e listës së kandidatëve të përzgjedhur për në institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Zjarr Tv Ad