Kuvendi i thirrur nga Berisha voton për shkarkimin e Bashës, shikoni çfarë po bën Basha në selinë e PD-së

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në ambientet e stadiumit gjatë ditës së sotme, ka miratuar me shumicë votash ndryshimet statusore ku do të votohet në mënyrë të fshehtë shkarkimi i Lulzim Bashës.

Ndërkohë që më 18 Dhjetor ky vendim i dalë nga Kuvendi i sotëm do të hidhet në referendum në çdo degë të Partisë Demokratike. Por ndërkohë që Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha në “Air Albania” voton shkarkimin e Bashës, kryetari i PD-së ndodhet në ambientet e selisë blu për të festuar 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.

I rrethuar nga mbështetës të ndryshëm, Basha duket i qetë dhe i qeshur teksa bën foto dhe bisedon me demokratët.

Zjarr Tv Ad