Kuvendi ka përzgjedhur 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga shorti i hedhur 9 emrat e përgjedhur për KED janë: Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese, të cilët u zgjodhën automatikisht pasi ishin të vetmet kandidatura. Ndërsa nga radhët e prokurorisë së përgjithshme u zgjodh kryeprokurorja e përkohëshme Arta Marku, e cila po ashtu ishte e vetmja që kishte kandiduar.

Nga tre kandidaturat e Gjykatës së Lartë u përzgjodh Ardian Dvorani dhe si zëvendësues Medi Bici. Kurse Erjol Roshi u përzgjodh nga 16 kandidaturat e Gjykatës Administrative. Si zëvendësues u pëzrgjodh Klodiana Veizi Mema.

Shorti përzgjodhi gjithashtu dhe emrin e Fatri Islamajt dhe Margarita Buhalit nga 14 kandidaturat nga radhët e Gjykatës së Apelit, ndërsa Gurali Braimllari do të jetë zëvendësues. Por krahas përzgjedhjes së 7 anëtarëve të mësipërm, KED do të jetë me një vakancë pasi nga dy përfaqësuesit e prokurorive të Apelit u përzgjodh vetëm Fationa Mememçaj pasi nuk kishte kandidatura të tjera.

Shorti për KED duhet të ishte hedhur më datë 5 dhjetor por Presidenti Meta përmes një letre ja kaloi Kuvendit të drejtën me argumentimin se nuk kishte vakum ligjor. Ngritja e KED i ka hapur rrugë zhbllokimit të ngërçit të gjykatave në vend.

 

Zjarr Tv Ad