Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, në një intervistë me Skype në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Strazimiri theksoi se Gazmend Bardhi ka qenë i pasinqertë, duke shtuar se Bardhi propozoi që Kryesia të mos merrte vendim.
“Zoti Bardhi propozoi që Kryesia të mos investohej në një vendimmarrje por të kalonte një periudhë reflektimi se mbase gjejmë një rrugëdalje që na bashkon. Menjëherë pas kësaj, edhe pse kishte edhe një raud tjetër diskutimesh, unë propozoj ta hedhim në votë dhe bisedojmë prap.
Edhe z.Bardhi vetë nuk është i sinqertë dhe kur del e flet, tjetër qëndrim kishte në Kryesi, tjetër gjë propozoi dhe tjetër gjëje iu bind zotit Basha dhe jashtë çdo rregulli e hodhi në votim.
Ka thënë shqip pastër dhe bukur, Kryesia nuk është e shtrënguar të marrë vendim, mirë do të ishte të kishim një periudhë reflektimi. Basha ndërpreu fjalimet menjëherë”, deklaroi Strazimiri.