Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani.
Kërkesa për të nderuar Nishanin ishte bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së.
Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-pandemi e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri.
Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit. Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.