Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të premte në një seancë të jashtëzakonshme. Seanca është planifikuar të mbahet në orën 10:00 dhe gjatë saj do të do të diskutohet dekretimi i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Meta si anëtare e Gjykates Kushtetuese.
Ndër të tjera, Kuvendi pritet të marrë një vendim për këtë çështje, e cila ka çuar sërish në përplasje të fortë institucionet shtetërore.
Emri që ka çuar në përplasje institucionet është ai i Arta Vorpsit. Kjo e fundit u betua sot si anëtare e Gjykatës Kushtetuese tek noterja, në shkelje të Kushtetutës.
Për këtë ka reaguar edhe Presidenca, e cila tha se Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet tek noterja apo dhe tek parukierja, por tha se ai njeh vetëm ligjin dhe Kushtetutën.